SHPËRNDAJE

Dy çiklistët tetovarë Amir Asllani dhe Senad Idrizi para 6 ditëve janë nisur për në Mekke për ta kryer Haxhin.
Ata sot gjenden në Gjirokastër nga edhe kanë shkruar një postim:

” Pas gjashtë ditë vozitje nëpër Maqedoni, Shqipëri, elhamdulilah mbërritëm në qytetin e fundit Gjirokastër. Të kaluara 488 km deri më tani, nesër inshallah vazhdojmë vozitjen për në Greqi.
Vazhdimisht do të mundohemi të nxjerrim postime rreth rrugëtimit.”