SHPËRNDAJE

Shkup, 14 shkurt – Vet me duart e mia e kam nxjerë djalin nga autobusi. Më lajmëroi në telefon, vetëm tha ‘nuk e di cfarë ka ndodhur kemi aksident’.

Menjëherë jam nisur nga Gostivari drejt vendit të ngjarjes, e kam nxjerë djalin nga autobusi, ka qenë e tmerrshme, kështu shkurtimisht tregon tragjedinë prindi nga Gostivari i cili djalin e lënduar e ka nisur drejt Qendrës së urgjencës Nënë Tereza.

Djali i tij ende nuk ishte operuar por që gjatë natës pritej të intervenohet për shkak të lëndimeve.

Për dallim nga ai, shumë nga Gostivari që kishin ardhur për të parë të afërmit e tyre, shumica e të lënduarve ishin transportuar për në Shkup në qendrat spitalore.