SHPËRNDAJE

Vokrri

Kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, është zënë ngushtë në një intervistë në Zona B në Klan Kosova
Ai është pyetur nga një tifozë se cila Kombëtare është më e fortë, Kosova apo Shqipëria? Vokrri natyrisht u përgjigj me shumë maturi.

“Është shumë vështirë pasi ne vetëm sa kemi filluar. Ata tashmë kanë krijuar përvojë. Luajtën në Euro 2016 ku patën një paraqitje të shkëlqyer. Ne jemi në rrugë të mirë dhe shpresojmë se shumë shpejt do t’i zëmë”, ka thënë Vokrri.