SHPËRNDAJE

Me ftesë të ambasadorit turk në Beograd, kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi mbrëmë mori pjesë në ambasadën turke në Beograd me rastin e përvjetorit të 95-të të shtetit turk.

Në këtë mbrëmje solemne kryetari Arifi takoi miq nga kori diplomatik ku bashkëbiseduan për rreth aktualiteteve në Luginë të Preshevës dhe bashkëpunimet e ndërsjella me ndërkombëtarët e përfaqësuesit diplomatik në Beograd./presheva.com/