SHPËRNDAJE

Në kuadër të raundit të radhës së dialogut ndërmjet kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë, që zhvillohet nesër në Bruksel, pritet të arrihet marrëveshja për sigurimet(kartonin e gjelbër)

Siq ka mësuar Indeksonline, rreth territorit serb, si dhe në rrugët nacionale(autostradë), në rast të aksidentëve do të jetë në vendngjarje edhe një polic me kombësi shqiptare, njëjtë siq do të ndodhë edhe në territorin e Kosovës ku në rast të aksidenteve të serbëve nga Serbia, në vendngjarje duhet të jetë edhe një polic i policisë së Kosovës, i nacionalitetit serb.

Polisat që i lëshon Serbia, do të jetë kartoni i gjelbër, ku do ti shtohet edhe një rubrikë shtesë me inicialet RKS.

Ndërsa kompanitë kosovare të sigurimeve do ta lëshojnë polisën e vet, ku do të përfshihet edhe territori serb.

Pas kësaj marrëveshje do të hiqen sigurimet që deri më tani, janë blerë në kufi.qytetarët kosovarë deri më tani, kanë paguar nga 80 euro për një muaj, për të kaluar nëpër territorin e Serbisë.

Arritjen e kësaj marrëveshje, e ka paralajmëruar para disa ditësh, udhëheqësi i delegacoinit Kosovar për sigurimet në procesin e dialogut me Serbinë, z.Rrahim Pacolli.

Sipas Pacollit, Këshilli i Byrosë Evropiane të Sigurimeve, është pajtuar që Kompanitë Kosovare të Sigurimeve ta bllokojnë një fond prej 3 milion eurosh në një nga vendet e BE-së, si hap i parë drejt kartonit të gjelbër.