SHPËRNDAJE

Kompania ruse GAZelle, në furgonin Next ka integruar edhe një lojë, që mund të luhet derisa pritet në kolonë, apo kur makina është e parkuar.

Për të kaluar kohën, shoferi mund të merret me tetrisin e famshëm, por jo edhe derisa është duke vozitur, transmeton Telegrafi.

Më poshtë mund të shihni këtë mundësi, e cila aktivizohet pasi të jenë lëvizur për disa herë shkopinjtë që ndodhen anash.

Video-loja është konsideruar kreative, por në një kohë kur të gjithë kanë pajisje të zgjuara që ofrojnë edhe lojëra të ndryshme, mendohet të jetë e panevojshme.