SHPËRNDAJE

Portieri i Barcelonës, Marc-Andre ter Stegen, është shprehur i lumtur që Lionel Messi është rikthyer në skuadër, pas dy lëndimeve që ia humben dy muajt e parë të sezonit të ri, duke thënë se kur argjentinasi është i pranishëm, gjithçka është më e lehtë.

Messi luajti rol kyç në fitoren e Barcelonës me rikthim 2:1 kundër Interit në Ligën e Kampionëve të mërkurën.

“Ne i shënuam dy gola të bukur. I kemi bërë disa gabime, por këto gjëra ndodhin”, tha Ter Stegen pas ndeshjes.

“Interi ka shumë cilësi por ne dolëm fitimtar në fund. Ne luajtëm shumë, por edhe kjo është pjesë e futbollit”, shtoi ai.

Duke folur për kapitenin Messi, portieri gjerman tha: “Jemi të lumtur gjithmonë kur e kemi atë në fushë, sepse ai jep gjithçka nga vetja: pasime, asiste dhe gola”.