SHPËRNDAJE

Në verën e këtij viti, Jennifer Lopez do të mbushë 50 vjet, mirëpo dukja dhe figura e saj trupore janë dëshmi se vitet janë vetëm numra.

Këto ditë, aktorja dhe këngëtarja e ka shijuar plazhin me të dashurin e saj, Alex Rodriguez, nga ku i ka shpërndarë disa fotografi për fansat e saj.

Në profilin saj në Instagram, ku numëron mbi 88 milionë ndjekës, J.Lo e ka publikuar një imazh të realizuar nga ish-bejsbollisti amerikan.

Në fotografinë e publikuar, Lopez shfaqet me bikini të gjelbra të stilit brazilian dhe vë në pah linjat e saja trupore, ndërsa fotografia ka marrë mbi tre milionë pëlqime brenda 20 orësh nga publikimi.

Me të njëjtat bikini, ajo kishte pozuar edhe të premten duke bërë një autoportret, të cilin e kishte shoqëruar me një mbishkrim që ua uronte grave 8 Marsin.

Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez janë në lidhje që nga shkurti i vitit 2017 dhe ata tashmë janë fejuar.