SHPËRNDAJE

Anëtarët e këshillit komunal kanë aprovuar raportin e komisionit për ekonomi të vogla gjë për të cilën ishte shpallur konkursi më herët që ishte aplikuar si model i USAID-it vetëm me disa modifikime në kontekstin tonë, tha kështu në deklaratën për media kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi.

Në këtë mbledhje është  diskutuar edhe për rregullimin e gypit kryesorë të sistemit të ujësjellësit ku me riparimin e këtijë sistemi do të rritet dukshëm sasia e furnizimit me ujë të pijes në Preshevë. Në bazë të rendit të ditës anëtarët e këtijë organi komunal kanë shyrtuar dhe miratuar edhe Planin Hapësinorë lidhur me lokacionin afër Zonës Industriale. Poashtu kryetari Arifi ka konfirmuar për preshevacom se zyrtarisht tani është bërë edhe ndrrimi i adresës së Ndërmarrjes Publike Moravica procedurë kjo që është dashur të bëhet në aspektin juridik meqë tani janë sistemuar edhe në zyre të tjera./presheva.com/