SHPËRNDAJE

Nëse jeni prind dhe fëmijët tuaj janë mjaft të rritur për të vozitur, atëherë funksioni i “Geofencing” i “Skoda Connect” mund të jetë diçka që dëshironi të shikoni, pasi kjo mund t’ju bëjë të ditur nëse fëmija juaj ka shkuar përtej vendit ku ata fillimisht ju thanë se ishin duke shkuar.

Kështu që, për të qëndruar në krye të gjërave, gjithçka që duhet të bëni është të hapni aplikacionin (në pajisjen tuaj iOS ose Android) dhe të vendosni një zonë në një hartë që dëshironi që fëmijët tuaj të qëndrojnë brenda saj, sa herë që ata marrin makinën. Kjo mund të jetë ideale kur prindërit janë larg me pushime dhe fëmijët në shtëpi.

Pastaj, mund të vendosni një zonë të gjelbër në hartën në të cilën makina lejohet të lëvizë lirshëm, ose thjesht të identifikoni një zonë të kuqe në të cilën nuk dëshironi që makina të drejtohet fare. Nëse ka një “shkelje”, pronari i automjetit atëherë njoftohet përmes aplikacionit në smartphone të tij ose të saj.

Një gjë tjetër që mund të bëni është të përshtatni funksionin e “geofencing” për të qenë aktiv vetëm në ditë të caktuara dhe në periudha specifike. Për më tepër, aplikacioni lejon të monitorohen shumë zona, pasi prindërit mund të zgjedhin të kenë aktiv deri në katër njoftime në zonë në të njëjtën kohë.

Sa për mënyra të tjera me të cilat mund të përdorni aplikacionin Skoda Connect, për fillestarët mund të përdorni një gamë të gjerë informacioni për statusin e automjetit tuaj: nivelet e karburantit, të dhënat e drejtimit ose pozicionin e tij të saktë.

Pastaj është funksioni “Trip Planner”, i cili do të kontrollojë kalendarin tuaj dhe do t’ju njoftojë kur do të niseni për takimin tuaj të ardhshëm duke përdorur informacione në kohë reale për t’ju udhëhequr.