SHPËRNDAJE

Viber

Aplikacioni i famshëm Viber prej kohësh ka prezantuar aplikacionin e lojrave të saj dhe duket se në fund po bën realitet atë.
Viber Candy Mania, Viber Pop dhe Wild Luck Casino ua mundësojnë përdoruesve të lidhen dhe të luajnë mes vete në aplikacion, t’i përcjellin rezultatet dhe të shpërndajnë dhurata për njëri tjetrin.

Dy titujt e parë janë të bazuar në karakteret e ilustruara nga vetë Viber, ndërsa Wild Luck Casino u mundëson përdoruesve të fitojnë çmime dhe të mbledhin pikë. Viber ka thënë se do të shtojë edhe më shumë titra të lojërave të reja në muajt në vazhdim.