SHPËRNDAJE

Fondacioni i krijuar nga organizata “Fundjavë Ndryshe” dhe reperi Mozzik ka arritur të grumbullojë një shumë prej 1.6 milionë eurove në ndihmë të të prekurve nga tërmetet e fundit që shkaktuan tragjedi në Shqipëri.

Ka qenë revista e njohur italiane “ESSE Magazine”, ajo e cila i ka dedikuar një artikull reperit shqiptar, duke e përgëzuar për punë dhe shumën e arritur gjatë kësaj periudhe.

“Bilanci i tërmetit në Shqipëri u përkeqësua, duke u rritur në 49 të vdekur dhe 750 të plagosur. Nisur nga situata e rëndë emergjente, Mozzik, një reper kosovar, shqiptar filloi një mbledhje fondesh tre ditë më parë për të kontribuar në operacionet e urgjencës dhe rindërtimin. Rezultatet janë të jashtëzakonshme: deri më tani, gati 1.6 milion dollarë janë grumbulluar, dhe ai duhet të arrijë shifrën prej dy milionë brenda një kohe të shkurtër”, shkruhet në njoftimin e gazetës italine në Instagram.

Ngjashëm ka shkruar edhe revista tjetër e njohur në Itali “Rebel”, e cila në fokus ka vënë atë se çfarë mund të bëjë hip-hopi në ditët e sotme, si një prej rrymave më të dëgjuara dhe me më së shumti ndikim.

“Pas tërmetit tragjik në Shqipëri me një numër prej 49 të vdekurve dhe 350 të plagosur, reperi Mozzik, një nga eksponentët kryesorë të skenës shqiptare, hapi një fond për të ndihmuar viktimat e tërmetit. Në më pak se 24 orë ajo ka mbledhur më shumë se një milion dollarë, 1.6 milion për të qenë të saktë. Një shembull i bukur se si hip hopi mund t’i ndihmojë njerëzit dhe të qëndrojnë në vijën e parë në ngjarje të tilla tragjike.

Jo vetëm kaq, artistët shqiptarë dolën në rrugë për të ndihmuar personalisht njerëzit në nevojë, anuluan koncertet e tyre, anuluan publikimin e këngëve të tyre dhe po bëjnë gjithçka që të jetë e mundur për të gjetur njerëzit e shumtë në shtëpitë e tërmetit të gatshëm t’i mirëpresin në Kosovë dhe Maqedoni të North.

Të gjithë duhet të marrim shembull nga gjeste si këto, hip hop është gjithashtu kjo: shfrytëzoni fushën në mënyrë aktive, ndihmoni dhe ekspozoni veten, jo vetëm të publikoni histori dhe postime në Instagram me hashtagun #prayfor”, ka shkruar revista italiane Rebel.

I mahnitur nga të arriturat, reperi nga Ferizaj ndau me ndjekësit e tij në InstaStory një fotografi të artikullit, duke i falënderuar të gjithë për kontributin.