SHPËRNDAJE

“Novosti.rs” i ka kushtuar një artikull luftës së Kosovës dhe bombardimeve të NATO-s.
Sipas këtij shkrimi, duke cituar një nënkolonel serb në luftën e Kosovës, Radomir Aleksandriq, thuhet se toka e Kosovës është e helmuar me uranium të varfër për shkak të bombardimeve të NATO-s.

“Aeroplanët e NATO-s kanë bombarduar përgjatë 78 ditësh me municione të uraniumit të helmuar, dhe sot është e pamundur pothuajse të gjesh vende të pa ndotura. Çdo goditje e NATO-s nga uraniumi i varfëruar, nëse nuk zbulohet dhe nxirret, do të vrasë praktikisht shumë njerëz për miliarda vjet”, ka thënë ai.

Ai ka shpjeguar më tej se ai mezi zbulohet nga aparatet. Ndërkohë, uraniumi oksidohet, shiu e çon gjenotoksikun më thellë në tokë dhe uji më tej në zinxhirin ushqimor.