SHPËRNDAJE

Pas ndryshimit të taksës për të ardhurat, në Kroaci, janë rritur edhe pagat zyrtarëve të lartë të shtetit, përfshirë edhe presidentin, kryeministrin, ministrat dhe deputetët e parlamentit. Në këtë drejtim, mediat kroate kanë publikuar edhe se sa paguhen njerëzit “më të fuqishëm në shtet”, ku pagat më të larta udhëhiqen nga njerëzit që udhëheqin Bankën Qendrore të Kroacisë. Sipas të dhënave, njeriu që paguhet më shumë është Nënguvernatori Slavko Teshija, i cili merr mbi 5900 euro në muaj.

Guvernatori Boris Vujçiq merr më shumë se 5500 euro, ndërsa zëvendësja e tij, Sandra Shvaljek, ka një pagë mujore prej rreth 5100 euro. Ndërsa sa i përket politikanëve, presidentja Kolinda Grabar-Kitarović ka pagën më të lartë. Në muaj ajo merr një pagë neto prej 24,376.20 kuna (rreth 3300 euro). Për kuriozitet, kryetari i Parlamentit, Gordan Jandrokoviq, ka një pagë më të lartë se kryeministri Andreja Plenkoviç. Jandrokoviq ka një pagë prej 22,442.88 kuna (rreth 3000 euro), ndërsa Plenkoviç merr 21,655.57 kuna (rreth 2900 euro).