SHPËRNDAJE

Në bazë të rezultateve nga zgjedhjet e kaluara lokale, në Komunën e Medvegjës sot është thirrur mbledhja konstituive në të cilën janë emruar ekzekutivi dhe legjislativi i kësaj komune që do të udhëheqin në mandatin e ardhshëm 4 vjeçarë.

Sipas informatave që ka siguruar presheva.com nga Medvegja, për dallim nga përbërjet e mëparshme shqiptarët në këtë komunë pas 17 viteve mbesin pa asnjë përfaqësues në postet udhëheqëse dhe jasht koalicionit qeverisës.

Vlenë të theksohet se për dallim me përbërjen e kaluar kur shqiptarët kishin gjithsej 8 mandate, nga rezultatet e dala në zgjedhjet e fundit lokale shqiptarët arritën të marrin jo më shumë se tre mandate në Asamblenë Komunale të cilët do të jenë opozitë në KK.

Në përbërjen e kaluar shqiptarët kanë qenë pjes e koalicionit qeverisës, si dhe të përfshirë në strukturat komunale, duke gëzuar postet, një  ndihmës kryetar të Komunës, 2 antarë të Këshillit Komunal dhe një zëvendës Kryetarë të Kuvendit.

Ndërsa me përbërjen e re, nga sot shqiptarët e Komunës së Medvegjës nuk do ta gëzojnë asnjë nga këto poste./presheva.com/