SHPËRNDAJE

Pasivizim i adresave të shqiptarëve në Komunën e Medvegjës nuk është duke kursyer mosha, gjini as shtresa të popullatës, si pasojë e këtij fenomeni vujatjet janë edhe më të papërballueshme për ata që tashmë përballen me jetë apo vdekje.

Një rast i veçantë por jo i vetmi është edhe ai i një gruaje me iniciale N.S e cila që nga viti 2016 vuan nga kanceri i gjirit të cilës tashmë iu ka shtuar edhe brenga e pamundësisë për tu shëruar si pasojë e pasivizimit. Këtë rast e ka aktualizuar këshilltari shqiptarë në KK të Medvegjës Muharrem Slihu, icili në rrjetin e tij social ka shkruar se, “Nga pasivizimi i adresave në Medvegjë, nuk kursehet as zoja N.S. e sëmurë nga tumori në gji!.

Në shenjë “solidarizimi” i ndërpritet e drejta për t’u shëruar, përmes pasivizimit të adresës! Jemi në fund të muajit tetor, i cili ndryshe njifet edhe si mauji i solidarizimit, parandalimit dhe masave për parandalimin e tumorit.

Sot vemendja ime shkon tek rasti i N.S. shqiptare nga Medvegja e cila në vitin 2016 u konstatua me tumor në gji! Pasivizimi i adresave nuk kurseu kët rast sikurse shumë raste të tjera me sëmundje të ndrysheme, nuk kurseu të moshuar, të rinjë, të pa punë, të pensionuar, mërgimtar apo ç’fardo qofshin ata, mjafton të ishin shqiptarë nga Medvegja dhe kështu ua rrëmbyen identitetin duke i shëndrruar në refugjatë pa asnjë llojë të drejte, në shtepitë e tyre” ka shkruar Salihu.

Vlenë të theksohet se si pasojë e pasvizimit të adresës në korrk të vitit 2015 një shqiptar i moshuar nga Komuna e Medvegjës është vetëvra pasi autoritetet gjegjëse ia kishin marë shtetësinë përmes formës së pasivizimit duke ia mohuar edhe të drejtët e pensionit që e kishte të vetmin burim të ekzistencës.

Plakut 78 vjeçar, Zeqir Sinani, nga Medvegja, i cili posa e kishte kuptuar se i është marrë shtetësia nga organet gjegjëse, e si pasojë e saj iu ndal edhe pensioni, e në pamundësi për të jetuar pa të vetmin burim, pension, ai kishte vendosur që t’i japë fund jetës së tij./presheva.com/