SHPËRNDAJE

Në komunën e Medvegjës sot janë zhvilluar zgjedhjet e rregullta lokale ku të drejt vote kanë patur gjithsej 6.602 qytetarë në 28 vendvotime.

Sipas rezultateve preliminare që ka siguruar presheva.com dy listat shqiptare, kanë siguruar gjithsej 665 vota prej tyre, lista, “Të gjith për Medvegjën” Muharrem Salihu, ka siguruar 392 vota 8.78%, ndërsa PVD 273 vota 6.11%.

Në listë me numër më të madh votash radhitet partia e presidentit Aleksandër Vucic 2.764 vota 61.89%, kurse tri partit tjera serbe, nr.2: 254 vota 5.69%, nr.3: 305 vota 6.83% dhe nr.6: 278 vota 6.22%.

Në këto zgjedhje nga gjithsej 6.602 me të drejt vote, kanë votuar 4.266 votues. Burimet nga Medvegja i kanë thënë presheva.com se, shum shqiptarë janë kthyer pa mundur ta shfrytëzojnë të drejtën për të votuar si pasojë e shlyerjes nga listat e votimit dhe pasivizimet.

Nuk kanë qenë vetëm ata që jetojnë në Kosovë por edhe një numër i konsiderueshëm i vendasve nuk ka mundur të votojë, sikurse edhe ata që kanë ardhur nga dijaspora./presheva.com/