SHPËRNDAJE

Shoqata Humanitare Medvegja me seli në Fully të Zvicrës ka lëshuar një komunikatë për opinion lidhur me situatën e krijuar në Komunën e Medvegjës pas zgjedhjeve të fundit lokale si dhe konstituimin e Kuvendit Komunal ku shqiptarët e kësaj komune i ka lënë plotësisht jasht organeve komunale. SHHM gjithashtu ka komentuar edhe mbarvajtjen e zgjedhjeve lokale të ciolat i konsideron si jo legale. Në komunikatë thuhet:

Të dashur Bashkombas kudo që jeni ! Të dashur Bashkvendasë në Medvegjë, Kosovë e Mërgatë ! Motra e Vëllezër Shqiptarë ! Po ju njoftojmë dhe po Ju apelojmë të na ndihmoni që supstanca njerëzore Autoktone Shqiptare në Medvegjë të mos çfaroset nga Shovinistët dhe Hegjemonistët Serbë.

Njoftim:

Kryesia e SHHM në Zvicër, më datën 6 tetor 2019, në 19h00 mbajti mbledhjen e parë pas pushimeve verore dhe në pikën e parë të RD analizoi gjendjen aktuale në atdhe, me theks të veqant në Vendlindje.

Pasi në këtë datë ishin edhe zgjedhjet Parlamentare në Kosovë, me vëmendje të madhe përcollëm zhvillimet atje dhe me knaqësi të veçant konstatuam që proçesi zgjedhorë ishte në nivel të lartë, me ç’ka edhe një herë u dëshmua kulturë e lartë demokratike, në një proçes të rregullt korrekt zgjedhorë që kaloi në frymë vëllazërore.

Me kët rast uron vëllazërit e gjakut në Kosovë dhe partit që garuan në këto zgjedhje, duke uruar të gjithë dhe duke besuar se edhe me Qeverin e ardhëshme do të kemi bashkëpunim dhe bashkëvepeim të ngusht posaqërisht lidhur me Shqiptarët e Dardanis Veri-Lindore gjegjësisht Medvegjë, Bujanoc e Preshevë.

Sa i përket gjendjes aktuale në tri komunat shqiptare në Dardanin Veri-Lindore, me theks të veçant në Vendlindjen tonë në Medvegjë, u rikonstatua se gjendjes atje vazhdon të jenë tepër e rënd si pasojë e një politike shoviniste dhe hegjemoniste e pushtetit serbë, ku substanca e Shqiptarëve Autokton është e rrezikuar të egziston dhe u konstatua se duhen hapa konkret nga i gjithë spektri shqiptarë në Botë, që kjo gjendje të ndryshohet një herë e përgjithmon.

Sa i përket të ashtuquajturave «Zgjedhje Lokale të mbajtura më 8 shtator 2019 në Medvegjë», ato janë të papranueshme dhe Ilegale për faktorin shqiptarë sepse edhe janë organizuar në kushte apsurde dhe arsyet veç dihen.

SHH Medvegja si subjekteti i parë i organizuar në hapsirën e Dardanis Veri-Lindore dhe si subjekti më kredibil në at hapsirë e më gjërë dhe si pjesë përbërëse e Lëvizjes Kombtare Shqiptare, kategorisht është kundër zgjedhjeve të lartpërmendura dhe Ju bënë apel publikisht dy subjekteve Shqiptare që naivisht morën pjesë në ato zgjedhje, të ulemi së bashku dhe ti kontestojm ato. Ndësa ndërkohë urgjentisht Ju apelon që në asnjë mënyrë të mos pranojnë të hynë në ndonjë koalicion eventual me pushtetin e dhunshëm në Medvegjë dhe në asnjë mënyrë të mos bëhen pjesë e një politike shoviniste serbe.

Ju por edhe askush nuk guxon ta vulosë politikën e verbër shoviniste dhe të arsyetohet nesër me aktin e kryer me dhunë «moderne» dhe Shqiptarët autokton atje të prezentohen në përçindjen që ju konvenon shovinistëve, për të cilën folin hapur tani e disa vite që duan ta zbredin në 6-7 % ! Andaj gjdo bashkëpunim eventual si dhe vulosje e këtij akti të shëmtuar, do të konsiderohet Tradhti Kombtare.

Ju e dini që pas Gjenocidit dhe Etnocidit si dhe disfatës politiko-ushtarake të sërbis në Kosovë në vitin 1999, Medvegja përjetoi Gjenocidin Psikologjik me Shpërngulje Etnike «Nën Heshtje» si reprezaje ndaj disfatës në Kosovë .

Ajo politikë hegjemoniste dhe Shoviniste mjerisht vazhdon edhe sot 20 vite pas, ku kurorëzimin e sajë shovinistët e dëshmuan më 8 shtator 2019, në zgjedhje e inskenuara , në të cilat nuk u mundësuan të votojnë rrethë katër mi (4’OOO) votues Autokton Shqiptarë, me programin apsurdë shtetrorë «Pasivizimi i Adresave» që nuk është tjetër pos përpjekje moderne e shpërnguljeve etnike, në mes të Europës në Shekullin XXI !

Pasivizimi i adresave do të thotë Fizikisht i gjallë e Juridikisht i vdekur?!… rast i papreçedent në Botë !!!

Para këtij fenomeni të shëmtuar dhe tepër i rrezikshëm, diskriminues, çfarosës dhe shkatrrues të shtetit shovinist serbë, Ju bëjmë apel dy Shteteve tona Shqipëris e Kosovës, vëllezërve në Iliridë e Malësis, Bashkësis Demokratike ndërkombëtare në krye me SHBA, Ju lutemi ndihmona për ta ruajt supstancën Autoktone njerëzore Iliro-Pelkaze në Medvegjë dhe mos na leni të vetmuar në këto përpjekje për të ekzistuar si Etniteti më i lasht Dardan.

Duke besuar fuqishëm që Zëri i arsyes do të ndëgjohet dhe përkrahet kudo, njëkojësisht ju bëjmë apel bashkvendasve kudo në Bashkim, në mënyrë që ta mposhtim me sukses kët fenomen të shëmtuar të shtetit shovinist Serbë!” thuhet në komunikatën e ShHMZ./presheva.com/