SHPËRNDAJE

8 nëntori në Banjën e Siarinës për shqiptarët nuk është një ditë sikurse ditët tjera, për dallim nga heshtja e zakonshme, 8 nëntori zhurmon gjallërinë, përmes këngës dhe valleve të stolisura me veshje kombëtare nxënësit e sh.f “Banja e Siarinës” shkëlqyen me program kulturoroartistik duke i dhënë një shpres kësaj treve që tashmë po zbrazet nga shqiptarët por jo me dëshirën e vetë.

Nuk ka se si të jetë ndryshe kremtimi i ditës së shkollës fillore “Banja e Siarinës” në Banjën e Siarinës, e cila festoi 120 vjetorin e themelimit.

Jo shum në numër por përplot energji, nxënësit e kësaj shkolle përformuan me program të pasur kulturoro artistik duke lënë të mahnitur mësimdhënësit dhe mysafirët e këtij evenimenti. Drejtoria e shkollës nuk ka harruar që të ndajë as mirënjohje për kontributin e dhënë nga mësimdhënësit në mbarvajtjen e procesit edukativo arsimorë.

Egzona Halimi mësimdhënëse në këtë vatër arsimore i ka thënë presheva.com se, “zhvillimi i procesit edukativ në shkollën tonë zhvillohet sipas planprogramit të Serbis.

Unë si mësimedhënëse vijoj mësimin vetëm me një nxënës të cilën e kam në klasën e parë, mund të them se është shumë vështir për atë nxënës në çdo aspekt ndjehet i vetmuar.

I kemi humbur të gjitha shpresat në këtë shkollë po ashtu edhe në shkollat tjera” është shprehur Halimi./presheva.com/