SHPËRNDAJE

Vlade Lemic, menaxheri nga Banja Luka, i cili e shiti Luka Modricin në Real Madrid po qëndron në Milano, në të njëjtin rast, si verën e kaluar: transferimit e kroatit te ekipi kuqezi.

Vitin e kaluar ai u përpoq, por nuk pati sukses ta transferojë mesfushorin në Inter dhe tani dëshiron ta dërgoj te Milani.

Natën e fundit, ekskluzivisht raportohet se Lemic kaloi ditën në Casa Milan, selinë e Rossonerëve duke bërë negociata me zyrtarët e klubit italian rreth transferimit të “Topit të Artë”.

Ndërkohë, madrilenët do të kursenin shumë para nga shitja e Modricit, i cili ka një pagë vjetore prej 12.5 milionë euro me shpërblime. Milan, natyrisht, nuk ka shumë para për lojtarin dhe mesfushori do të duhet të heqë dorë nga një pjesë e madhe e pagës së tij në Real.

Prandaj Paolo Maldini dhe Zvonimir Boban, personazhet kryesore të Milanos re, por kërkojnë që të bëjnë një ekip që do t’i dërgoj në Ligën e Kampionëve.

Modric do të ishte udhëheqësi ideal i Milanit të ri, veçanërisht të Bobanit pasi që ky i fundit po angazhohet në gjetjen e një mesfushori krijues të klasit botëror dhe me lojtarin, si dhe menaxherin e tij janë miq të mirë.

Ndryshe, lojtari që pas dy muajve do të mbush 34 vjet ka fituar të gjitha trofetë e mundshme ku është paraqitur Reali gjatë shtatë vjetëve të fundit.