SHPËRNDAJE

Partia Demokratike Shqiptare tashmë ka filluar pregaditjet zyrtare për zgjedhjet brendapartiake të përgjithshme.

Me fillim në ora 20, nëndega e PDSh sot ka mbajtur edhe takimin e saj në Rahovicë për zgjedhjet e nëndegëve që do të zgjedhin e delegatët në Këshillin qendror të partisë, raporton presheva.com.

Një burim anonim i presheva.com i afërt me Partinë Demokratike Shqiptare, ka deklaruar për portalin tonë se takimi i nëndegës së fshatit Rahovicë ka filluar rreth orës 20:00 dhe është dashur të ndërpritet vetëm pas 5 minutave.

“Takimi ka filluar rreth orës 20 dhe është dashur të ndërprehet menjëherë për shkak të ndarjes së mendimeve dhe taboreve brenda partiake. Gjatë këtij konfrontimi verbal ka ardhë edhe deri tek ai fizik ndërmjet dy grupeve” ka thënë ky burim anonim për presheva.com.

Siç ka mësuar presheva.com, Partia Demokratike Shqiptare tashmë ka dy kandidat potencial për zgjedhjet partiake për kryetar partije, edhe atë ndërmjet kryetarit të tanishëm Ragmi Mustafa dhe Sami Salihut nga Rahovica. /presheva.com/

received_10211281848584047

received_10211281848624048