SHPËRNDAJE

Woman-01

I

Allahu thotë: ”Të pyesin ty për menstruacionin (hajdin) thuaj: Ajo është gjendje e neveritur, andaj largohuni prej grave gjatë menstruacionit dhe mos iu afroni atyre (për marrëdhënie) derisa të pastrohen. E kur të pastrohen, atëherë afrohuni atyre ashtu siç
u ka lejuar Allahu.” (1) Nga Aisha, Allahu qoftë i kënaqur prej saj, ka thënë: “Ishim me menstruacione dhe urdhëroheshim të kompensojmë agjërimin, por jo edhe namazin.” (2)

Nga Aisha, Allahu qoftë i kënaqur prej saj, se Fatimeja e bija e ebi Hubejshit ka qenë me hemorragji dhe e ka pyetur te dërguarin e Allahut, ai tha: “Kjo është enë gjaku dhe nuk është gjak menstruacionesh. Kur të vij cikli braktise namazin, e kur ikën, pastrohu
dhe falu.” (3) Në një transmetim tjetër: ”pastaj merr abdes për çdo namaz.” (4)

Komenti: Allahu e ka caktuar ciklin mbi vajzat e Ademit, alejhi selam, ai është gjak i prishur që del nga mitra, e kur femrës i vijnë menstruacionet ajo ka dispozita të veçanta që ndërlidhen me adhurimin e saj dhe me raportin e saj me burrin. Ajo obligohet
t’i mësojë ato, ndërsa gruaja me hemorragji (mustehada) është ajo të ciles i rrjedh gjaku pandërprerë ose ndalet pak dhe ky nuk llogaritet gjak i menstruacionit dhe ky ka dispozita të veçanta.

Dobitë: 1. Namazi bie nga gruaja e cila është me menstruacione derisa të pastrohet dhe nuk e ka për obligim t’i kompensojë namazet. 2. Edhe agjërimi bie nga gruaja me menstruacione, por pas pastrimit duhet t’i kompensojë ditët e humbura. 3. Obligueshmëria e
gusllit mbi gruan me menstruacione nëse pastrohet. 4. Gruaja me hemorragji (mustehada) merr gusëll dhe pastaj merr abdes për çdo namaz pas hyrjes së kohës dhe falet.

Fusnota:

1) Bekare: 222 2) Buhariu 1\421 (321), Muslimi 335. 3) Buhariu 1\420 (320), 4) Buhariu 1\332 (228).

Perktheu : Hoxhe Valdet Kamberi