SHPËRNDAJE

mercedesamg-c63-startrack-2

Wheelseandmore ka modifikuar Mercedes-AMG C63 duke i dhënë atij plot 620 kf.
Versioni standard i Mercedes-AMG C63 karavan vjen me 476 PS e cila tashmë është si njëra ndër veturat më të shpejta familjare.

Sidoqoftë, kjo nuk i ka mjaftuar disa entuziastëve të cilët dëshirojnë që veturat e tyre të jenë edhe më të shpejta. Bazuar në këto kërkesa, kompania për modifikimin e veturave Wheelseandmore modifikoj veturën origjinale duke rritur fuqinë e saj në 620 kf dhe 820 Nm torkë.
Shkurtesa 6.8 vjen nga numrat e mësipërm.

mercedesamg-c63-startrack-1

Sipas Autogespot, kjo është arritur duke zëvendësuar turbo kompresorët dhe gypat për shkarkimin e gazrave. Si rezultat kemi shpejtësinë maksimale prej 300km/h dhe përshpejtim nga 0-100km/h për kohën prej 3.6 sekonda.