SHPËRNDAJE

Mercedes

Bosi i Red Bullit, Dietrich Mateschitz, beson se Mercedesi do të dominojë në garën e Formula 1 edhe në sezonin e ri.
Edhe pse në testet e para dimërore në Jerez, pilotët e Ferrarit kishin kohën më të mirë, megjithatë Mercedesi në mënyrë komode kryesoi në garën e përgjithshme.

“Mercedesi është akoma përpara dhe duket se nuk do të ketë ndryshime në dominimin e tyre”, ka thënë Mateschitz.

Kujtojmë që në edicionin e kaluar, gjatë gjithë sezonit dominuan pilotët e Mercedesit, Lewis Hamilton dhe Nico Rosberg, të cilit i konkurronin njëri-tjetrit për titullin e kampionit.

Në fund, kampion i botës i Formula 1 për vitin 2014 u shpall piloti britanik.