SHPËRNDAJE

Më 2 tetor të këtij viti, doganierët kanë konfiskuar një shumë të madhe parashë të pa deklaruara në vendkalimin kufitarë në Merdare. Bëhet fjalë për  45,000 euro të cilat nuk ishin deklaruar në doganë nga ana e udhëtarit.

Sipas Administratës Doganore vepra penale është zbuluar kur nga drejtimi i Kosovës në radhë për kontrollë ka arritur makina e tipit “Lancia tema” me targa italiane me të cilën në drejtim të vendlindjes udhëtonte shtetas italian 55-vjeçar.

Në pyetjen nëse ka diq për të deklaruar, ai është përgjigjur në mënyrë decidive dhe në të vërtetë, në shikim të parë dukej se nuk kishte asgjë në makinë, madje as bagazhe personale.

Doganierët megjithatë në mënyrë të detajuar e kanë kontrolluar makinën ku më pas kanë zbuluar nën sediljen e pasagjerit një çantë, e cila ishte plot me monedha të freskëta me prerje 100 dhe 50 euro, të cilat udhëtari nuk e kishte ndërmend ti deklaronte sepse nuk posedonte asnjë dëshmi të prejardhjes së parave, që më pas është konstatuar se bëhet fjalë për 54,700 €, ka njoftuar Administrata Doganore.

Meqë bëhet fjalë për një shtetas të huaj, gjykata në një procedurë urgjente nxori vendim për konfiskimin e 44.700 eurove, dhe pasagjerit, i cili gjithashtu ishte gjobitur, iu kthye shuma e lejuar prej 10,000 euro.

Edhe përkundër apeleve të vazhdueshme se shumat e më shumë se 10,000 eurove duhet ti paraqesin gjatë hyrjes në vendin tonë, udhëtarët nuk e bëjnë një gjë të tillë, kështu që për shkak të mos raportimit ose kontrabandës oficerët doganorë kanë konfiskuar mbi dy milion euro që nga fillimi i këtij viti./presheva.com/