SHPËRNDAJE

I kishte mbyllur të gjitha dritaret dhe veturën po e mbante ndezur, edhe pse lëvizja e tyre po bëhej shumë ngadalë në kolonën e gjatë më shumë se 2 kilometra. Duhej mbajtur ndezur kondicionerin për shkak të temperaturave të larta që po mbretëronin gjatë ditës së premte, shkruan sot Koha Ditore.

Njësoj, si Shpëtim Curri, po vepronin të gjithë mërgimtarët që këtë ditë kishin vendosur të ktheheshin në vendet perëndimore nëpërmjet pikës kufitare në Merdar, me përjashtim të atyre që dilnin herë pas here nga veturat për të kuptuar arsyen e pritjes së gjatë. Ose edhe për të qarë hallet ndërmjet vete, për maltretimin që konsiderojnë se po u bëhet.

I nervozuar, Curri e ka edhe një “alternativë” të fundit nëse vazhdojnë pritjet edhe vitin tjetër.