SHPËRNDAJE

 

Më 9 maj, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pritet ta realizojë njërin nga takimet më të rëndësishme të karrierës së tij politike.

Ai, siç merr vesh Klan Kosova, këtë datë, do të pritet në Berlin, nga kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Takimi mbahet me kërkesë të kësaj të fundit, dhe realizohet diku rreth orës 17 e 50.

Mësohet se kryetemë e bisedimeve do të jetë “finalja”e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Qëndrimi gjerman është se negociatat mes dy shteteve të Ballkanit duhet të përfundojnë patjetër më 2019.

Çështja tjetër me shumë rëndësi që do ta diskutojnë gruaja më e fuqishme në botë dhe Thaçi është themelimi i paaltnernativë i Asociacionit të komunave me shumicë serbe – temë kjo e “nxehtë” në Kosovë.

Vizita e presidentit në Berlin nuk është thjesht vetëm një takim për çështje bilaterale.