SHPËRNDAJE

Merkel

Pavarësisht kritikave të shumta nga kundërshtarët, ajo sfidoi gjithsecilin, duke pritur numrin më të madh të refugjatëve në gjithë historinë e Gjermanisë (1.1 milion brenda 2015).

Megjithatë, duket se debatat e fuqishme brenda koalicionit dhe afatizimet, kanë sjellë disa alternime të pikëpamjeve të kancelares gjermane, Angela Merkel.

Gjatë një takimi pranë simpatizantëve të saj në Mecklenburg-Vorpommern, ajo ritheksoi edhe njëherë se refugjatët duhet ta dinë se ndodhen përkohësisht në Gjermani dhe se pas gjetjes së paqes dhe mposhtjes së ISIS, duhet të riatdhesohen.

Sipas Konventës së Gjenevës, që është nënshkruar edhe nga Gjermania, secili shtet detyrohet të strehojë refugjatët për tre vjetë.

Shembulli me refugjatët e Kosovës

“Pas përfundimit të Luftërave në Jugosllavi, vitet 90-ta, rreth 70% e refugjatëve të atëhershëm u kthyen mbrapsht në vendlindje me deshirën e tyre”, tha mes tjerash Angela Merkel, duke patur parasysh shqiptarët nga Kosova.

Ajo mbështeti edhe nevojën emergjente të gjetjes së bashkëpunimit më efektiv mes BE-së dhe Turqisë. Kjo e fundit duhet ti ndalojë refugjatët që ti drejtohen Europës.