SHPËRNDAJE

Këshilli organizativ ka marë iniciativë për themelimin e një klubi sportiv të atletikës në komunë të Preshevës.

Formimi i këtij klubi bëhet me qëllim që dashamirët e sportit të të gjitha grupmoshave të kenë mundësinë të merren me sport më intensivisht duke zhvilluar hobin e tyre me një grup njerëzish që dëshirojnë të vrapojnë.

Këta adhurues sporti në të ardhmen do të kenë mundësinë edhe të marrin pjesë në gara të atletikës.

Në këtë mënyrë do të prezantojmë Luginën thonë organizatorët e kësaj nisme.

Organizatorët shprehen optimist se do të gjejnë mbështetjen e qyetarëve.

Ftohen të interesuarit që të marrin pjesë në mbledhjen që do të mbahet më datë 16.02.2020 ditë e diel nga ora 18:00 në shkollën fillore Selami Hallaçi në Rahovicë./presheva.com/