SHPËRNDAJE

Ceremonia lamtumirëse e ndarjes nga Florijana Ismaili – futbollistes shqiptare së Kombëtares së Zvicrës, që humbi jetën dhjetë ditë më parë në liqenin Como në Itali – po zhvillohet në një sallë sportesh në Worben të Kantonit të Bernës.

Në këtë ceremoni të organizuar nga Federata e Futbollit e Zvicrës po marrin pjesë rreth 500 veta.

Mes tyre janë edhe bashkëlojtaret e Florijanës, të cilat kanë veshur fanellat e klubit YB, në shenjë kujtimi për lojtaren e ndjerë.

Janë mbajtur disa fjalë nga personalitete të ndryshme, nga familja dhe miqtë.

Mes tjerëve një përfaqësues i federatës së përmendur, në fjalimin e tij lamtumirës ka thënë “Është e vështirë të gjenden fjalët për atë që ka ndodhur. Por, për Florijanën si njeri nuk është e vështirë: ajo ka qenë një vajzë e qeshur, tolerante, e gatshme për të ndihmuar. Ka qenë një shembull, model. Të dashur prindër, ju mund të jeni me të vërtetë krenarë me të”.

Ceremonia sipas ritit islam mbahet nën drejtimin e një imami, ndërsa vetë varrimi do të bëhet pastaj në praninë e një rrethi të ngushtë familjar.