SHPËRNDAJE

Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez po kalojnë pushimet në Bahamas së bashku me fëmijët e aktores. Kjo është një periudhë e vecantë për artisten që sapo ka kremtuar 50 vjetorin e lindjes. Alex I postoi  me këtë rast një mesazh shumë emocionues në Instagram.

Kur ishim fëmijë, ditëlindjet mezi i prisnim nga dhuratat që do të merrnim. Një shkop i ri bejsbolli, këpucë kërcimi, ndoshta një CD tjeter ( eh, po, jam ca i vjetër). Shoh sesi cdo gjë ka ndryshuar për Jenniferin dhe sesi ajo ka gjetur gëzimin e ndarjes së gjërave me të tjerët. Për dikë që ka dhuruar gjithcka ka 365 ditë të vitit- fëmijëve tanë, familjeve tona, dhe të gjithë botës- shpresoj që sot që mund t`I dhurojmë ne të gjithë lumturinë që meriton. Të dua shumë Macha 13.”