SHPËRNDAJE

Shtypi spanjoll është plot me spekulime se Barcelona do ti mundësoj Atleticos ti marrë 3 pikë nga Camp Nou, duke i mundësuar në këtë mënyrë të siguroj edhe titullin kampion, vetëm se Real Madridi të mos marr titullin kampion. Tek Atletico nuk besojnë në një skenar të tillë.

Situata tek Atletico Madrid është e qartë, duhet ti fitojnë dy ndeshjet e radhës, Malagan në shtëpi dhe Barcelonën në Camp Nou dhe fitojnë titullin kampion.

Mediet spanjolle shkruajnë se Barcelona më parë do t’ia jap fitoren Atleticos se sa Real Madridi të bëhet kampion, edhe pse Atletico e ka eliminuar Barcelonën në ligën e kampionëve.

Presidenti i Atletico, Enrique Serezo në një intervju për një radio ka thënë se diçka e tillë nuk është e mundur, as logjike.

“Edhe nëse nuk ka rëndësi ajo ndeshje për rezultat, a mendoni se Barcelona do të pranoj vetvrasje?”.

“Ndoshta tifozët e Barcelonës më shumë do të duan që Atletico të marr titullin se sa Reali, nëse ata nuk kanë shansë, mirëpo unë asnjëherë nuk kam parë një ekip që del në fushë për ta humbur ndeshjen, ndërsa këtu flasim për një ekip që ka shenuar një epokë në futboll” ka thënë Serezo.