SHPËRNDAJE

kur-fillojn-euml-porosit-euml-p-euml-r-galaxy-s7-dhe-s7-edge_hd

Për një kohë të gjatë tashmë, modelet e reja të telefonave të Samsung, Galaxy S7 dhe S7 Edge kanë qenë objekt i disa thashethemeve dhe rrjedhjeve online.
Ndërsa tani është thënë se modelet e reja – Samsung Galaxy S7 dhe S7 Edge do të prezantohen në Samsung Unpacked 2016 në Kongresin Botëror Mobil, të dielen më 21 shkurt, prej kur Samsung do të fillojë të pranojë para-porositë.

Sipas Android World thuhet se Samsung ka vendosur që të gjithë ata që e bëjnë para-porosinë e ndonjërit prej modeleve të reja prej 21 shkurtit deri më 10 mars, do ta marrin edhe modelin e ri të kufjeve Samsung Gear VR, falas.

Procesori do të vijë në dy variante, Snapdragon 820 ose Exynos 8990 në varësi të rajonit, ndërsa aty do të jetë edhe 4GB RAM me 32GB ose 64GB memorie të brendshme.

Modelet e reja të linjës Galaxy S7 do të kenë ekranet me diagonalen prej 5.1 inç me cilësinë në qHD dhe S7 Edge do të vijë me ekranin lakuar.