SHPËRNDAJE

Messi-Alves

Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi, ka bërë të ditur se Dani Alves është shoku i tij më i mirë në ekipin e gjigantit katalan.
Lionel Messi rrallë herë flet për jetën e tij personale.

Mirëpo, sulmuesi i Barcelonës ka zbuluar disa gjëra gjatë një interviste me revistën “Four Fourt Two”.

E njëra prej tyre është ajo se cilin prej bashkëlojtarëve e ka shokun më të mirë jashtë fushës së lojës.

“Dani Alves, jam më i afërti me të”, deklaroi Messi.

Mbrojtësi i djathtë brazilian erdhi në Barcelonë në edicionin 2008-09 dhe deri më tani ka fituar shumë tituj me gjigantin katalan.