SHPËRNDAJE

Lionel Messi ishte fantastik në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin e Real Betisit dhe tifozët vendas nuk mund të bënin asgjë pos që ta duartrokisnin.

Superylli i Barcelonës shënoi het-trik në përballjen, të cilën Blaugranët e fituan me rezultat 4-1, ndërsa publiku vendas i dhuroi ovacione pas golit të tretë, i cili ishte spektakolar.

Duke folur pas ndeshjes, argjentinasi theksoi se nuk i kujtohej nëse i ka ndodhur të duartrokitej nga tifozët kundërshtarë në të kaluarën.

“Nuk më kujtohet të jem duartrokitur nga tifozët rivalë për një gol në të kaluarën”, ka theksuar ai për Movistar.

Ndërsa kur është pyetur se a ka shënuar ndonjë gol aq të bukur, me përulje i ka kushtuar rëndësi tri pikëve dhe shmangies në tabelë dhe jo suksesit individual.