SHPËRNDAJE

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu ka paralajmëruar se Leo Messi do të bëhet futbollisti më i paguar në botë.

“Jemi në sezonë, andaj edhe nuk është koha që të bisedohet me Messin, mirëpo është moment i mirë që të bisedohet me agjentin e tij dhe babain. Ai është ylli jonë dhe ka kontratë deri në 2018, pasi dëshirojmë që me ne të jetë edhe në të ardhmen. Mirëpo, ekziston dëshira brenda klubit që ta bëjmë lojtarin mëtë paguar në botë. Ai është numër 1 dhe e meriton ta ketë rrogën më të madhe” ka thënë Bartomeu.