SHPËRNDAJE

Lionel Messi ka dhënë një intervistë të gjatë për numrin festiv të gazetës Marca.

Ylli argjentinas vazhdon të mbetet ylli kryesor në La Liga dhe sigurisht që vëmendja më e madhe është në të.

Kur po afrohen festat e fundvitit, gazeta Marca është përkujdesur t’ia bëjë një intervistë të gjatë argjentinasit, i cili ka folur rreth shumë gjërave.

Neymarin dhe Pep Guardiolan, me të cilët ka qejf të punojë përsëri.

“Mendoj se është e komplikuar që Neymar të lë PSG-në”, ka thënë fillimisht Messi për Marca.

“Dua që ai të kthehet prapë, si lojtar dhe për dhomat e veshjes”.

“Ne jemi shokë, ne kemi shumë përvoja së bashku dhe shumë gjera tjera, por PSG nuk mendoj se do ta lejoj të largohet”.

Messi mendim pozitiv ka edhe për trajnerin e Manchester Cityt, Pep Guardiola, të cilin e cilëson si njëri nga më të mirët në botë.

“Megjithëse e vështirë, unë do të doja të punoj përsëri me Guardiolan”.

“Ai është njëri nga trajnerët më të mirë në botë”, përfundoi ylli argjentinas.