SHPËRNDAJE

Lionel Messi thotë se ai dëshiron t’i japë fund karrierës te Barcelona, pas rikthimit të tij nga lëndimi.

Messi mbrëmë bëri paraqitjen e parë që nga dëmtimi i pësuar në nëntor, duke u inkuadruar si zëvendësues në 30 minuta te fundit dhe duke shënuar dy herë në fitoren 4-0 ndaj Getafes.

Dhe, pavarësisht spekulimeve se Messi është i gatshëm të largohet nga Barca pas përplasjes me disa prej drejtueseve të klubit, lojtari thonë se ai dëshiron të mbetet në Camp Nou derisa të pensionohet.

“Ideja ime është të qëndroj këtu dhe t’i jap fund karrierës te Barcelona”, ka thënë argjentinasi pas ndeshjes së të mërkurës.