SHPËRNDAJE

Gjyqtari kryesor i ndeshjes së Kupës së Amerikës mes Argjentinës dhe Brazilit, Roddy Zambrano iu përgjigj kritikave të Lionel Messit.

Brazilianët mposhtën 2-0 kombëtaren argjentinase dhe më pas fituan medaljen e artë në saje të triumfit në finale kundër Perusë.

Në dy raste së paku sipas “cariocëve”, gjyqtari nuk ka treguar gishtin drejt pikës së penaltisë dhe kjo ka bërë që të reagoi ashpër sulmuesi i Barcelonës.

“Unë jam shumë i qetë në lidhje me çdo gjë që ka ndodhur. Jam transparent në lidhje me punën time dhe përpiqem që ta bëjë më të mirën e mundshme. Për fat të mirë, çdo gjë që është zgjidhur në fushë dhe VAR-i këtë e ka vërtetuar”.

“Para ndeshjes ne e dinim se do të jetë një ballafaqim i vështirë për tu gjykuar. Ne e dinim se skuadra që do të humb do të fajësojë dikë. Dhe në këtë rast, ne jemi fajtorë sipas tyre”, Zambrano, tha në një intervistë me radio stacionin ekuadoriane “SuperK-800”.

Ndryshe, Messi ka refuzuar ta marr medaljen e argjendtë pas triumfit për vendin e tretë kundër Kilit duke i akuzuar organizatorët se ishin përfshirë në korrupsion.