SHPËRNDAJE

Argjentinasi nuk është paraqitur për Barcelonën që nga 10 nëntori, por tani është rikthyer dhe madje mund të përfshihet në ndeshjen e fundjavës në La Liga ndaj Elches.

Barcelona e ka konfirmuar rikthimin e argjentinasit Lionel Messi nga lëndimi.

Sulmuesi mungoi për një muaj pas një lëndimi të marrë në fillim të muajit nëntor, ndërsa tani është rikthyer dhe mund të ketë minutazh në ndeshjen përballë Elches në La Liga këtë të dielë.