SHPËRNDAJE

Kapiteni i Barcelonës dhe Argjentinës, Leo Messi do të ftohet nga Lionel Scaloni për ndeshjet me Brazilin dhe Uruguain.

Sipas AS, Messi që ka tashmë e ka kryer dënimin tre muajsh për shkak të sjelljes së tij pas ndeshjes me Kilin, ku e zunë edhe vendin e tretë, duke e akuzuar pas asaj CONMEBOL-in, që sipas tij ishin të interesuar që ta bënin fitues Brazilin, gjë që edhe ndodhi.

Argjentina luan me Brazilin me 15 nëntor në Arabinë Saudite, ndërsa pas katër ditësh takohet me Uruguain e Luis Suarez në Izrael, që janë edhe ndeshje para përgatitore për eliminatoret e Copa América të vitit të ardhshëm.

Messi kishte thënë se është i impresionuar se si Scaloni e ka menaxhuar ekipin kombëtar prej zëvendësimit të Jorge Sampaolit.

Edhe Sergio Agüero pritet të kthehet për ndeshjet me Brazilin dhe Uruguain.