SHPËRNDAJE

Presidenti i Paris Saint Germain, Nasser Al Khelaifi mohoi faktin se ka pasur kontakte me argjentinasin Lionel Messi apo me Barcelonën, duke përgjënjeshtruar kështu zërat që flasin për një kalim të Messit në Paris verën e ardhshme. Në një intervistë për të përditshmen franceze “Le Parisien”, katarioti deklaroi se për momentin është e pamundur një nënshkrim me Messin, pasi këtë gjë nuk e lejon as Fair Play finaciar.

“Nuk kam pasur asnjëherë kontakt me Messin. Nuk kam folur asnjëherë as me Barcelonën. Për momentin kjo është diçka e pamundur, Messi nuk vjen në Paris sepse egzistojnë limite”.

Me këto fjalë Al Khelaifi hodhi poshtë zërat që flisnin se parizienët do të paguanin shumën marramendëse të 250 milonë Eurove për të nënshkruar me argjentinasin.

Ndër të tjera në intervistën e tij sheiku nga Katari pa dashje konfirmoi faktin që Paris Saint Germain, ka nënshkruar me mesfushorin francez të Newcastle, Yohan Cabaye për shumën e 20 milionë eurove.