SHPËRNDAJE

Kapiteni i Argjentinës, Leo Messi ka thënë se ka mësuar nga gabimet e deritanishme nga dy kampionatet botërore dhe se do të tentoj të mos i përsëris ato.

“Shumë po i gëzohemi garimit dhe mendoj se kam mësuar nga gabimet nga kampionatet e mëhershme. Shpresoj që ato gabime të mos përsëriten. Në kombëtare ka plot entuziazëm, por kemi një grup të fortë dhe duhet të luajmë mirë që të shkojmë tutje” ka thënë Messi.

“Shpresoj që në fund të kampionatit të luaj kundër Neymar. Nëse jo kundër tij, atherë kundër cilit do ekip. Kemi luajtur mirë në dy kampionatet e mëhershme, por thjesht nuk kemi pasë fat (dy herë janë eliminuar nga Gjermania). Shpresoj në një skenar ndryshe kësaj here” ka thënë Messi.