SHPËRNDAJE

Pas rekordit të ri, Leo Messi ka thënë se dëshira e tij është që pensionin ta pres në Camp Nou.

“Deri atherë që më doni, do të mbetem në Barcelonë. Jam i lumtur këtu dhe kam ndërmend të mbetem deri në pension”.

“Ky rekord është impresionues. Eshtë shkëlqyeshëm që jam bërë pjesë e historisë së klubit tim”.

“Po ndjehem mirë pas disa lëndimeve. Shpresoj që kështu të luaj deri në fund të sezonit. Jam plotësisht i rikuperuar”.

“Sa i përket El Classicos, është një ndeshje e pakëndshme për shkak të kundërshtarit tonë, që do të jetë shumë i motivuar. Do të japim gjithçka që të shenojmë fitore” ka thënë Messi.