SHPËRNDAJE

Lojtari më i mirë i Argjentinës, Leo Messi në fushë kundër Portugalisë, mirëpo ai thotë se gjithçka me të është në rregull.

Messi ka hedhur poshtë spekulimet se ai është i sëmurë andaj edhe nuk ka ofruar lojë të mirë në Bukuresht.

Argjentina ka përfunduar ndeshjen me Rumaninë 0:0, dhe në këtë ndeshje është parë se sa kanë probleme me mbrojtjen.
“Kjo është diçka që ndodh gjithmonë. Më ka ndodhë disa herë në klub, andaj edhe nuk ka nevojë për brengosje” ka thënë Messi.

“Nuk dua të gjej arsye, mirëpo gjendja e fushës nuk ka ndihmuar. E vërtetë se ka qenë e vështirë të ndalet topi, është dashur që të kemi dy tre prekje për ta bërë atë që kemi dashur. Në pjesën e dytë kemi luajtur më mirë se në të parën. Tani kemi edhe dy ndeshje për tu pregaditur dhe të vazhdojm të rritemi, që në formë sa më të mirë të presim kampionatin botërorë në Brazil” ka përfunduar Messi. /presheva.com/