SHPËRNDAJE
Lionel Messi së bashku me aktorin serb Sergej Trifunovic, ka xhiruar reklamën për produktin “Chipsy” që e prodhon kompania serbe “Marbo Produkt”, e cila është nën ombrellën e “PepsiCo Investments”.
Shumëkush në Ballkan nuk ka besuar se superylli i Barcelonës reklamon një produkt serb, megjithatë prodhuesit e “Chipsy” e kanë publikuar reklamën në kanalin e tyre dhe kanë konfirmuar bashkëpunimin me futbollistin argjentinas.
“Zotëri, a bën një foto?”, i thotë Messi në fund të reklamës aktorit serb Trifunovic, i cili është ambasador i brendit “Chipsy”.