SHPËRNDAJE

Superylli i Barcelonës, Lionel Messi, ka thyer rekordin e Alfredo di Stefanos për numrin e golave të shënuar në ‘el Clasico’.

Argjentinasi shënoi në pjesën e parë kundër Real Madridit golin e tij të 19-të në superderbin botëror duke marrë kështu primatin dhe duke thyer një rekord që ka qëndruar për shumë vite.

Legjenda e Los Blancos, Di Stefano, ka shënuar 18 gola në 30 Clasico gjatë viteve 1953-1964, ndërsa Messi e ka kaluar atë pas 27 derbish.

26-vjeçari filloi të shënonte në Clasico në vitin 2007, edhe atë duke e nisur me het-trik në barazimin prej 3-3 në Camp Nou dhe vazhdoi t’i shënonte rivalit të përbetuar deri në mars të vitit të kaluar kur edhe e barazoi rekordin e Di Stefanos.

Ndërkaq, këtë mbrëmje (e diel, 23 mars 2014), Leo Messi e theu rekordin shumëvjeçar.

SuperMessi realizoi edhe dy gola të tjerë duke vënë rekordin prej 21 golash.