SHPËRNDAJE

Me dy golat e shënuar ndaj Sevillës, Lionel Messi bëhet shënuesi i pestë më i mirë në historinë e kampionatit spanjoll.

Argjentinasi ka realizuar 226 gola dhe përpara tij ndodhet ish-lojtarët e Real Madridit, Stefano Di Stefano (227), Raul Gonzales (228), Hugo Sançez (234) dhe Telmo Zarra (251).

Duke parë ecurinë e Mesit, do të jetë e vështirë që edhe ky rekord t’i rezistojë pa u thyer. ‘Mundo Deportivo’, ka shkruar se argjentinasi mund të dalë i treti në renditje nëse arrin të shënoj hat-trik ndaj Rayo Valecanos të shtunën, ku Barcelona do të jetë nikoqir i skuadrës modeste spanjolle.