SHPËRNDAJE

Lionel Messi ka statistika më të mira sesa Cristiano Ronaldo në garat evropiane

Ylli i Barcelonës, Leo Messi, tashmë ka arritur në kuotën e 100 golave në garat evropiane, prej tyre 97 në Ligën e Kampionëve dhe tri në Superkupën e Evropës.

Më shumë gola se Messi në Evropë ka vetëm Cristiano Ronaldo, i cili në total ka shënuar 113 gola.

Por, sipas të përditshmes sportive katalonase, Mundo Deportivo, Messi ka tejkaluar Ronaldon.

“Messit i janë dashur 122 ndeshje për të arritur 100 gola, kurse Ronaldo i janë nevojitur 143 ndeshje për të shënuar 100 gola”, shkruan Mundo Deportivo.


/presheva.com