SHPËRNDAJE

Sipas hulumtimeve të fundit në marketing, të cilat janë zhvilluar na ekipi në krye me profesorin Gerardo Molina, çmimi real i Leo Messit është 400 milionë euro.

Sipas tij, ekzistojnë 3 klube në Evropë që mund ta blejnë atë me këtë çmim. Njëri ndër ta është edhe PSG.

“Ekziston klub në Evropë që praktikisht sponzorizohet nga qeveria. Ai klub është i gatshëm të paguaj 400 milionë euro dhe ta sjell Leo Messin. Gjithsejt janë tre klube që kanë kërkuar nga ne që të bëjmë studime serioze të marketingut dhe të merremi me vlersimin se sa vlen Leo Messi dhe mundësinë e transferimit të tij” ka thënë Molina.

Profesori ka thënë se vlera e tij në marrëveshje prej 250 milionë euro është nënvlersim i vlerave të tij.

“Barcelona dëshiron të nënshkruar kontratë të re me Messin dhe ta bëj lojtrin më të paguar në botë. Kjo është mirë, se edhe ai vlen aq, ndërsa 250 milionë euro për shërbimet e tij janë pak” ka thënë Molina.

“Cristiano Ronaldo gjithashtu është futbollisti i dytë më i kërkuar në botë, mirëpo vlera e tij nuk e kalon 160 milionë euron, duke marrë parasysh se çka garanton Leo Messi në ekip e çka Ronaldo, por edhe aspketin jashtë futbollit. Messi në marketing sjell më shumë pare se Ronaldo” ka thënë ai.